Pas largimit të de Biasit, trajneri i ri i mundshëm është Paolo

c3521e1ccc5fa2d85d6d0848f1c457ee_XL.jpg

Në konferencën e sotme për shtyp ku trajneri Xhani De Biazi dha dorëheqjen nga kombëtarja shqiptare, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, komentoi të ardhmen dhe zgjedhjen e trajnerit të ri, teksa nuk përjashtoi si mundësi Paolo Tramezanin, por as një trajner shqiptar.

Lamtumirë me De Biazin apo ka mundësi rikthimi në të ardhmen?

“Lamtumirë nuk mund të konsiderohet, sepse ky lloj bashkëpunimi dhe tranzicioni do të bëhet bashkërisht, një lloj dorëzimi dhe asistencë për këdo që do ta pasojë. Misteri na ka garantuar që do e bëjë.”

Tramexani trajneri i ri?

“Kurrë mos thuaj kurrë, mund të jetë një alternativë, një person që e njeh kombëtaren shqiptare të futbollit.”

Mundësia për një trajner shqiptar

“Nuk kam menduar asgjë për emra konkretë, por besoj se që nga sot do të filloj të kërkoj. Nuk e kam mbyllur asnjëherë opsionin shqiptar apo të huaj, e rëndësishme është që të jetë i mirë.”

Komentet
Top