Pas rreshjeve të shiut sot, lumi i Porojit përsëri sjell rrëmujë – VIDEO

20139700_10155391917597221_7682690554203119424_n.jpg

Fill pas reshjeve të shiut të cilat nuk zgjatën shumë në Tetovë, kanë ardhur sërish ujërat në lumin e fshatit Puroj, i cili dy muaj më parë vërshoi jo vetëm fshatin, por edhe më se 50 hektarë tokë të mbjellë me kultura bujqësore. Ende pa u sanuar mirë dëmet e para dy muajve, banorët e Porojit sot sërish i trishtoi rreziku nga dalja e mundshme e lumit nga shtrati. Ata thonë se defekti duhet sanuar që në burimin e lumit në fshatin Xhermë, dhe jo vetëm të pastrohet. I pari i këtij fshati, Sulejman Ramadani porosit autoritetet që të marrin masa.

Gjendja është katastrofë ndërsa prurjet e ditës së sotme shtratin e lumit në pjesën lartë në fshat e kanë mbushur shumë dhe tash për momentin rreziku është që në pjesën lartë të dalë në fshat. Ne nga fillimi e kemi thënë se rreziku evitohet dhe zgjidhet me punët lartë, me ndërtimin e digave lartë -deklaroi Sulejman Ramadani, kryetar i bashkësisë lokale Poroj.

Komentet
Top