Pas telefonatës së Ahmetit dhe Thaçit, Zijadin Sela tërhiqet nga kërkesat

ahmeti-sela.jpg

Pas një bisede telefonike mes Ahmetit dhe Thaçit, ka mjaftuar që Zijadin Sela të tërhiqet nga kërkesat e shumta të tij në eshalonin e dytë dhe të tretë:

ALSAT-M mëson se partitë janë përcaktuar rreth ndarjes së eshalonit të dytë dhe të tretë. Partitë janë marrë vesh që zv/ministrat e Mbrojtjes, ministrisë së Brendshme, ministrisë së Financave dhe asaj të Arsimit t’i takojnë BDI-së ndërsa Aleancës për shqiptarët i takon zv/ministri për Punë dhe politikë sociale dhe ai për Transport dhe Lidhje.

Sa i përket sekretarëve shtetëror 4 do i takojnë BDI-së dhe atë në Mistrinë e Kulturës, Ministrinë e Bujqësisë, Sekretariatin për Marrëveshjen e Ohrit dhe në Ministrinë e Shoqërisë Informatike. Aleancës për shqiptarët do i takojnë 2 sekretarë shtetëror të cilët jozyrtarisht mësojmë se do të jenë një sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tjetri në Ministrisë e Drejtësisë.

Ndërkohë Alsat mëson se partitë janë marr vesh edhe për zv/sekretar të përgjithshëm të Qeverisë megjithatë kjo do definohet pasi të ndryshohet ligji pasi që me ligjin aktual sekretari i përgjithshëm nuk mundet të ketë zëvendësues.

Komentet
Top