Pasardhësi i familjes Qiriazi në Manastir pas shumë viteve deklaron se është shqiptar – VIDEO

qiriazi-640x375.png

Jemi Shqiptarë, deklarohet një familje ortodokse në Manastir. Në emisionin e fundit të moderatorit Agim Poshka që transmetohet në Tv21, pasardhësit e familjes së njohur Qirjazi ngrenë zërin për identitetin e tyre etnik. Bëhej fjalë për Risto Kirjazin, i punësuar në Komunën e Manastirit, nip i Risto Kirjazit të parë, që ka qenë një nga vëllezërit e Parashqevisë dhe Sevasti Qirjazi. Në një intervistë emotive, z.Kirjazi flet për trungun gjenealogjik, gjyshin e vet Riston i cili ishte vëllai i Gjerasim Qirjazit dhe kanë qenë organizatorë të Kongresit të Manastrit, lidhjet me familjen Manaki dhe kontributin e tyre për çështjen kombëtare. Për më shumë detaje, ndiqni videon në vazhdim.

Komentet
Top