Pasojat e përmbytjeve në Tetovë, ende evidente – VIDEO

19029549_1743413062366239_5057381074084640188_n.jpg

Gurët e mëdhenj që sollën vërshimet e javës së kaluar në Poroj, kanë dëmtuar urën në këtë fshat duke bërë që rruga Tetovë Jazhincë të bllokohet përsëri.

Autoritetet apelojnë patjetër që kjo urë sa më shpejtë të rinovohet dhe të bëhet urë e re, sepse, shkaku i gurëve të mëdhenj që kanë ardhur, kanë dëmtuar tej mase urën dhe nuk shihet e sigurt për të lëvizur komunikacioni në të dyja anët.

Rruga për momentin është e kalueshme vetëm për makinerinë e rëndë sepse dje patëm organet kompetente që vlerësuan se ura është shumë e dëmtuar nga gurët që shihni prapa skenës dhe do duhet bë vlerësimi a do lëshohet për qytetarët apo jo, sepse për momentin është jo stabile për qytetarët- tha Arif Arifi nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

Kreu i Bashkësisë Lokale në Poroj tha se pika kritike mbetet pjesa tek kanali dhe fushat.

Tani pjesën më kritike e kemi pjesën poshtë tek kanali ku na përmbyten sërish tokat bujqësore. Ai kanal ka ca vite që nuk pastrohet përveç kësaj që shohim pas nesh prej lumit që janë përmbytje shumë të mëdha këtu, vazhdojmë ta pastrojmë rrjedhën e lumit por uji ende s`ka hy aty ku e ka vendin– tha kryetari i BL Poroj, Sulejman Ramadani.

Përkundër paralajmërimeve të autoriteteve lokale dhe Ministrisë së Mbrojtjes, në fshat akoma nuk ka filluar rindërtimi i urës së drurit.

Bashkim Sulejmani

Komentet
Top