Për këtë djalosh 16 vajza bënë vetëvrasje!

PAY-Man-who-invented-Blue-Whale-suicide-game-aimed-at-children-says-his-victims-who-kill-themselves-ar.jpg

Djali që ka shpikur  lojën e vetëvrasjes, “Balena Blu”, ka pranuar që ka nxitur të paktën 16 nxënëse shkolle që të vrasin veten duke marrë pjesë në lojë, por deri më tani shifrat janë  shumëfishuar.

Loja në fakt i fton pjesëmarrësit që të përballen me disa prova, siç është shikimi i filmave horror për gjatë gjithë ditës, të vizatosh një balenë blu në trup me thikë, të zgjohesh në orën 04:20 të mëngjesit. Turneu përmbyllet në ditën e 50 me provokimin e fundit: gjej ndërtesën më të lartë dhe hidhu.

Ftesa që t’i marrësh jetën dikujt është shumë e qartë. Pjesa më e madhe e të rinjve që kanë rënë në kurth, shpesh kanë lëshuar një mesazh në rrjetet sociale përpara se të kryejnë aktin dramatik.

Philipp Budeikin është personi që fshihet pas lojës së çmendur “Balena Blu”, në rrjetet sociale. Kjo lojë që çon deri në vetëvrasje, po përhapet gjerësisht edhe në Britani. Fillimisht ajo nisi në Rusi ku brenda 6 muajve, me dhjetëra të rinj i dhanë fund jetës në fund të lojës.

Rusi tha përpara autoriteteve policore se viktimat e tij janë “mbeturina biologjike” dhe ka si qëllim që të pastrojë shoqërinë prej këtyre njerëzve. Budeikin thotë se është mbushur me letra dashurie që i vinë nga vajza adoleshentet në burgun rus, ku është arrestuar nën akuzën e nxitjes së vetëvrasjeve. 21-vjeçari që ka rrëfyer për krimet e bëra ka thënë për hetuesit se viktimat e tij ishin të lumtur që po vdisnin.

Në një intervistë të frikshme ai tha: “Këta njerëz janë mbeturina biologjike. Ata nuk përfaqësojnë ndonjë vlerë për shoqërinë dhe që i shkaktojnë dëme asaj. Po pastroja shoqërinë nga njerëz të tillë. Gjithçka nisi në vitin 2013, kur krijova një grup në rrjetin sociale. Unë pata menduar për këtë ide përpara 5 vitesh dhe ishte e nevojshme që të dalloheshin njerëzit e zakonshëm nga plehrat biologjike”.

Komentet
Top