Përbërësit natyralë dhe efikasë kundër smërçit

0-35.jpg

Gëlqerja është një kërcënim për mirëfunksionimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe tërësinë e sipërfaqeve që lahen në banjë e kuzhinë: për këtë arsye, është e rëndësishme për të parandaluar shfaqjen dhe të shkrihet menjëherë sapo nis të krijohet. Për të pastruar gëlqeren nga pajisjet eletroshtëpiake dhe sipërfaqet e shndritshme ekzistojnë kura natyrore, që shpenzojnë pak dhe janë shumë efikase. Për të zhgëlqeruar frigoriferin, për shembull, mund të përdorni uthullën: është ingredienti natyror më i përdorur kundër gëlqeres, sepse është i përshtatshëm për të pastruar edhe materialet më delikate, siç është mermeri.

Për të pastruar furrën dhe dritaret mund të përdorni uthullën e bardhë. Hidhni një filxhan çaji uthull të bardhë në një tas me ujë dhe përziejeni ngadalë. Lëreni në qetësi për disa minuta, pastaj fshini të gjitha sipërfaqet me një leckë të butë. Lëreni uthullën të veprojë për disa minuta, më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë. Për të zhgëlqerëzuar kazanin dhe rezistencën e lavatriçes, hidhni pak uthull në vaskën e aromatikut, gjatë procesit të larjes së rrobave. Uthulla është e vlefshme edhe për filtrat e lavamanit. Shmang përdorimin me uthull për bronzin dhe bakrin.

Për pastrimin e ekspresit të kafesë, bikarbonati ose soda e bukës është shumë efikase. Në një enë me ujë të ftohtë hidhni pak sodë buke dhe fusni brenda të gjitha pajisjet e lëvizshme të ekspresit. Lërini disa minuta dhe do të shihni që pastrimi do të jetë më i lehtë. Për lavatriçen, sodën (25 gr) mund ta përzieni me ilaçin e rrobave, ndërsa për pastrimin e sipërfaqeve të shndritshme mund të përzieni sodë buke me uthull të bardhë. Bikarbonati nuk përdoret te rrobat prej leshi, mëndafshi dhe ato delikate në përgjithësi, sepse i ashpërson.

Acidi citrik është një shpërbërës i fuqishëm i gëlqeres. Nuk këshillohet që të përdoret mbi sipërfaqet e drurit dhe të mermerit. Është shumë efikas për pajisjet elektroshtëpiake. Shkrini rreth 200 gr pluhur në një litër ujë, nëse doni ta përdorni.

Edhe domatja është pastrues shumë i mirë kundër gëlqeres: nëse e prisni në copa dhe e shpërndani mbi sipërfaqen e lavamanit ose në sipërfaqe bronzi, do të shikoni menjëherë që gëlqerja do të shkrihet. Smërçin e krijuar pastrojeni me një sfungjer.

Komentet
Top