Perez: Keto dy lojtare do ti marr me cdo kusht

perez-ronaldo-630x358.png

Presidenti i kampionëve të Evropës, Florentino Perez, ka folur për planet e klubit për të ardhmen.

Florentino Perez ka fituar edhe një mandat tjetër për të qenë president i Real Madridit deri në vitin 2021.

Ai menjëherë ka shfaqur planet e tij për të ardhmen, ku synon të krijojë një ekip përplot talent, me në krye Kylian Mbappen dhe Giangluigi Donnarumman.

Madje, Perez ka pranuar se është duke u interesuar shumë për këtë dyshe.

“Po përcjellim me shumë vëmendje Mbappen, portierin e Milanit Donnarumman dhe Vinicius dhe të rinj të tjerë premtues”, ka theksuar Perez.

“Reali do ta shfaqë interesimin në momentin e duhur. Te klubi ynë kanë ardhur gjithmonë futbollistët më të mirë në botë”, ka theksuar ai.

Komentet
Top