Perishic e do vetëm Unitedin

perisic-mancha-3-681x454.jpg

Sulmuesi kroat ka vendosur të largohet nga Interi.

Ivan Perisiç duket se i ka ditët e numëruara si futbollist i Interit, pasi që ofertat nga Manchester United dhe Paris Saint-Germain, kanë detyruar drejtuesit e zikaltërve të mendojnë shitjen e tij.

55 milionë euro kanë ofruar ‘Djajtë e Kuq’ për reprezentuesin kroat, dhe dëshira e tij është që të luajë në Old Trafford, pasi që tashmë ka edhe marrëveshje personale, ku në rast transferimi do të përfitojë 100 mijë funte në javë.

Megjithatë fjalën e fundit do ta thotë Interi, më herët ia ka bërë me dije Unitedit që nuk e shet lojtarin për më pak se 60 milionë euro.

Komentet
Top