Përse na vjen gjumë pas një ushqimi të bollshëm

0-21.jpg

Shkencëtarët e Institutit hulumtues “Scripps” në SHBA kanë krijuar sistemin me cilin mund të masni sjelljen e mizave të pemëve, kur është fjala për gjumin dhe ushqimin.

Është konstatuar që insektet, sikurse edhe njerëzit, flenë më gjatë pas ushqimit. Studimi ka treguar që lloje të caktuara të ushqimit çojnë në përgjumje pas ushqimit.

Shkencëtarët kanë krijuar sistemin “Activity Recording CAFE” (ARC), i cili mundëson përcjelljen vizuale të konsumimit të ushqimit dhe lëvizjen e insekteve.

Rezultatet e sjelljes së mizave të pemëve pas ushqimit, kanë treguar që ato kanë fjetur më gjatë.

Periudha e gjumit zgjat nga 20 deri në 40 minuta, ndërkaq mizat të cilat hanë më shumë në përgjithësi flenë më gjatë.

Për të konstatuar a mund të ndikojnë disa përbërës ushqimorë në gjumë pas racionit, shkencëtarët u kanë dhënë ushqim mizave i cili përbëhet nga proteinat, kripa apo sheqeri.

Pas studimit të bërë lidhur me këtë fakt është konstatuar që proteinat dhe kripa ndikojnë në gjumë pasi jemi ushqyer, gjë që tregon që këtë lloj gjumi vërtet e rregullojnë lloje të caktuara të ushqimit.

Shkencëtarët shprehen se i njëjti studim i bërë me mizat e pemëve, vlen edhe për njerëzit.

Komentet
Top