Pjesët e trupit ua sollën famën yjeve të showbizit

0-14.png

Shumica e yjeve në botën e shoubizit janë bërë të famshëm falë punës dhe talentit që e posedojnë, por ka edhe të tilla të cilëve u ndihmuan pjesët e trupit që të futen në mesin e të famshmeve.

Reperja australiane Iggy Azalea gjithmonë thekson në plan të parë linjat e saj të mahnitshme.

Zemrat e meshkujve në të gjithë botën i fitoi me anë të videos provokuese për këngën “Booty”, e cila ishte xhiruar së bashku me divën latine Jennifer Lopez.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, “American Music Awards”, të dyja yjet organizuan një performancë në të cilën askush nuk mbeti indiferent, kurse në plan të parë ishin natyrisht prapanicat.

Një pjesë të mirë të popullaritetit të saj planetar Kim Kardashian “i detyrohet” prapanicës së saj.

Kim nuk ka frikë për t’i promovuar linjat e saj sa herë që ka mundësi.

Nicki Minaj, është e njohur për prapashtesën e bujshme, të cilën e ekspozon në kamerë kur i jepet mundësia, si në videoklipin për këngën “Anaconda”, e cila i solli rreth 300 milionë klikime në “YouTube”.

Mediet ende merren me temën nëse prapanica e Nicki Minaj është natyrale ose jo, por duket se ajo nuk brengoset shumë për këtë çështje.

Përkundrazi, çdo ditë poston fotografi të reja të “pasurisë” së saj në rrjetet sociale.

Komentet
Top