Policia nuk e gjen në shtëpi Grujovskin, Boshkovski në Shutkë

mkd-332034.jpg

Mbrëmë, pas marrjes së urdhrit nga Gjykata për arrestimin e ish shefit të Drejtorisë së Pestë, Goran Grujoski, Policia ka hyrë në shtëpinë e tij, por Grujoski, por nuk e ka gjetur në shtëpi. Sipas të gjitha gjasave Grujovski është në shtet, pasi që i janë marrë dokumentet e udhëtimit. Sipas njohurive të SDK-së, nuk ka informata se pasi që i është shqiptuar masa e paraburgimit të Gjykatës së Apelit më 18 korrikut, dhe këtej, ai nuk është përpjekur që me letërnjoftim ta lëshojë shtetin.

Javën e kaluar, në procedurën anketuese në Gjykatën e Apelit, Grujovski nuk ka qenë në seancë, dhe avokatët e tyre kanë thënë se ka qenë i sëmurë nga shtypja e lartë dhe nuk ka qenë në gjendje që vijë. Nikolla Boshkovski, i punësuar në DSK, për të cilin, gjithashtu Policia ka urdhër për paraburgim, është gjetur në shtëpi dhe është dërguar në Shutkë.

Ndryshe, sot Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë i ka refuzuar ankesat e avokatëve të Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit dhe i ka konfirmuar vendimet e Gjykatës së Apelit Shkup për caktim të masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Ankesa, e mbrojtjes së Toni Jakimovskit e miratoi, e ndryshoi vendimin e Gjykatës së Apelit Shkup, me të cilën është caktuar masë paraburgimi dhe e ka konfirmuar vendimin e këshillit penal të Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup për përcaktim të masës së kujdesit, “paraqitje e përkohshme në hapësirat e Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup”. Njëherit i ka caktuar edhe masë kujdesi “marrje e përkohshme e dokumenteve të udhëtimit” dhe “ndalesë për dhënie të dokumenteve tjera të udhëtimit”.

Këshilli pesëanëtarësh i Gjykatës Supreme dje e filloi seancën për shqyrtim të ankesave. Gjykata e Apelit, më 18 korrik e miratoi ankesën e PSP dhe i ndryshoi vendimet e shkallës së parë dhe për shkak të sigurimit të pranisë në procedurë penale u ka caktuar masë paraburgimi Goran Grujovskit, Toni Jakimovskit dhe Nikolla Boshkovskit, të akuzuar për rastin “Target” dhe “Fortesa”. Masa e paraburgimit nuk është aktivizuar sepse që të tre kanë apeluar deri te Gjykata Supreme, e cila sot është dashur të prononcohet rreth tyre.

Komentet
Top