Policia parandaloi një vrasje të mundshme në Tetovë

policia6-640x367.jpg

Një rast i pazakontë është shënuar të hënën në Tetovë. Dy policë të SPB-së në Tetovë, në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në lagjen Drenovec, kanë vërejtur rrahje fizike mes dy personave. Njëri prej tyre ka pasur në dorë revole me të cilën e ka goditur personin tjetër në kokë. Në atë moment, policët që nuk kanë qenë në detyrë dhe me veshe civile, kanë intervenuar dhe i kanë ndarë dy personat e ngatërruar, shkruan Gazeta Lajm. Personit të dhunshëm i është marrë revolja dhe është thirrë ekipi kujdestar që t’i marrin personat dhe revolen. Pas arritjes së policëve është konfirmuar identiteti i personave. Bëhet fjalë për personin I.L. (70) nga fshati Poroj të cilit i është konfiskuar revolja e llojit “GAP” dhe një thikë, kurse A.I. për shkak të lëndimeve të marra është transferuar në Spitalin klinik të Tetovës. Personat janë arrestuar dhe pas bisedës me policinë janë liruar sërish.

Komentet
Top