Portali i afërt me Arben Taravarin e quan Selën “bretkosë e lazdruar”

taravar_2.jpg

Portali pro qeveritar Zhurnal por edhe i afërt me nënkryetarin e LR-PDSH-së Arben Taravari në një shkrim të fundit të saj ka quajtur kryetarin e PDSH-së “bretkosë e lazdruar”. Në vazhdim ju sjellim lajmin e plotë nga ky portal:

“Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela ka vendosur që të bëjë një garë në peshngritje të rëndë për të dalur në mejdan me kryetarët e dy partive më të mëdha në Maqedoni, BDI-në e Ahmetit dhe PDSH-së të Thaçit.

Sela i cili aktualisht është kryetar i Komunës së Strugës ka bërë thirrje publike që të del në një debat televiziv me Ahmetin dhe Thaçin, por ende si duket e ka të paqartë se partia e tij nuk ka asnjë deputet në Parlamentin e Maqedonisë dhe nuk dihet se sa mbështetës ka kjo parti e re e cila është formuar si frakcion i PDSH-së.

Sela këtë mejdan e ka kërkuar në intervistën e fundit për mediat në Maqedoni ku ju kërkon ballafaqim televiziv dy liderëve të lartpërmendur. Nga gjithë kjo mund të konstatohet se ky lloj mejdani që e kërkon Sela është thjeshtë një bllof politik ose një marketing që të përfitojë më shumë në elektorat dhe në anën tjetër të prezantohet si një lider shumë i madh politik edhe përkundër faktit që nuk përfaqësohet në parlamentin republikan me asnjë përfaqësues legjitim, njofton Zhurnal.

“Me çdo kryetar partie, por sidomos me dy oponentët politik të “Aleancës për shqiptarët”, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin për hirë të opinionit shqiptarë jam gati që tani të shkoj në cilindo medium që ato do të preferojnë dhe të dëshmojmë para popullit për bëmat politike dhe situatën aktuale. Nëse kanë guxim të përballen me të vërtetën i ftoj të dalim para opinionit ashtu si në shtetet e botës demokratike dhe më pas populli le të gjykojë” ka deklaruar kështu Ziadin Sela në intervistën e tij të fundit.

Deklaratat e tilla përkundër asaj se sillet si një lider që mendon se ka prapa vetes mijëra votues e bëjnë Selën më të vogël se sa është pasiqë për dallin kur në vitin 2011 ish bashkëpartiaku i tij Imer Selmani bëri fraksion nga PDSH dhe bëri partinë e tij DR-në ku arriti të shkëpusë 4 deputet dhe të krijojë grup parlamentar në kuvendin republikan, Ziadin Sela pas krijimit të partisë së tij nuk arriti të joshë asnjë deputet duke ngelur kështu parti jashtëparlamentare ndërkohë që kërkon mejdan me Thaçin dhe Ahmetin, transmeton Zhurnal.

Sela me këto kërkesa po dëshmohet se është një bretkocë e lazdruar që kot së koti po mbathet për të ngritur pesha të rënda, mirëpo po harron se fuqia e tij nuk shkon përtej fëshfërimave të gjetheve të vjeshtës, që humbasin gjurmët sa herë që vjen një murlan i sertë.”

Komentet
Top