Portieri i Interit shfryn: Prej 5 sezonesh e njëjta situatë

Handanovic.jpg

Gc Milano 30/03/2013 - campionato di calcio serie A / Inter-Juventus / foto Giuseppe Celeste/Image Sport nella foto: Samir Handanovic

Humbja e 4-t rradhazi dhe një ecuri prej 8 ndeshjesh pa fitore në kampionat, dicka që nuk ndodhte që nga viti i largët 1982. Ndaj Sassuolos në San Siro, Interi humbi fytyrën, humbi tifozët por humbi edhe Europën duke u zhytur në një krizë që nuk dihet se kur do të përfundojë. Situatë është e nderë në shtëpinë zikaltër dhe vetëm një trajner i madh mund ta rikthejë këtë Inter në rrugën e duhur. Nuk mjaftoi as largimi i Piolit dhe ndryshimi në stol me ardhjen e Stefano Vechit për ti dhënë një tjetër shtysë një skuadre të dëshpëruar dhe pa ide. Te Interi tashmë është krijuar një ambient negativ ku të gjithë janë kundër të gjithëve.

Gabimet vinë si pasojë e mospërkushtimit 100% në stërvitje, deklaroi Vechi në fund të sfidës ndaj Sassuolos ndërsa, më të rënda ishin fjalët e portierit Handanovic dhe sulmuesit Eder. ” Nuk ka qetësi në skuadër dhe na duhet të japim dicka ndryshe, është i gjithi viti që po shkon kështu. Tifozët? Edhe unë ndodhem në këtë situatë prej 5 vitesh. Edhe durimi e ka një fund, ky është momenti më i vështirë që nga momenti që ndodhem këtu.

Duhet të tregohemi burra, deklaroi portieri slloven. Nga ana tjetër Eder një nga më të mirët në fushë për Interin në humbjen ndaj Sassuolos i dërrgoi një mesazh klubit: “Kush e ndien veten të aftë për të qenë lojtar i Interit dhe dëshiron të qëndrojë duhet tia thotë drejtuesve dhe kështu kush dëshiron mund të largohet. Në të njëjtën kohë klubi duhet të ketë personalitetin e duhur dhe të flasë qartë, pasi kështu krijohet një grup i vërtetë.

Duhet të jemi të ndërgjegjëshëm që një skuadër si Interi nuk mund të bëjë të tilla paraqitje edhe sezonin e ardhshëm, nënvizoi sulmuesi i kombëtares italiane.

Komentet
Top