Presidenti Meta priti në takim Nikola Dimitrovin

Meta-Dimitrov.jpg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë, Nikola Dimitrov, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Presidenti Meta vlerësoi vizitën e ministrit Dimitrov në Tiranë si shprehje e vullnetit të qeverisë së re të Maqedonisë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, duke nënvizuar ecurinë e tyre dypalëshe dhe vullnetin që ato të zhvillohen më tej në fushën e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në atë infrastrukturor dhe energjetik.

Presidenti Meta përshëndeti përpjekjet e qeverisë së re të Maqedonisë për vijimin e reformave të rëndësishme demokratike dhe angazhimin e saj për stabilitetin politik e përmirësimin e klimës së bashkëpunimit ndëretnik dhe ndërqytetar.

Gjithashtu, presidenti Meta shprehu falënderimet për urimin e marrë nga Presidenti Ivanov dhe i kërkoi Ministrit Dimitrov përcjelljen e përshëndetjeve të tij të përzemërta për homologun e tij maqedonas./KosovaPress/

Komentet
Top