Princi i Monacos zbulon të ardhmen e Mbappes

auto_oprinci1499928715.jpg

Princi Albert II, princi i Monacos, mendon se Kylian Mbappe nuk do të largohet nga skuadra e Monacos

Për yllin e skuadrës së Moancos, Kylian Mbappe ka folur edhe Princi i këtij vendi, Albert II. Ky i fundi është optimist se ylli i ri i Francës nuk do të transferohet askund gjatë kësaj vere.

Gjatë këtyre ditëve është përfolur se Mbappe kërkohet nga Paris Saint-Germain, Arsenali dhe Real Madridi.

“Unë nuk mendoj se ai do të largohet. Ka diskutime të vazhdueshme që më bëjnë të mendoj se ai do të jetë në sezonin e festave të Monaco”, ka deklaruar Princi Albert II për L’Equipe.

“Diskutimet kanë të bëjnë me një rritje të mundshme të pagave, por unë mendoj se ai dhe babai i tij e kanë kuptuar se nuk është interes i tyre të shkojnë në një klub të madhe dhe mos të luajë vazhdimisht”, ka theksuar Princi Albert II.

Komentet
Top