Prishtina dhe Trepça mësuan kundërshtarët e tyre në Evropë

prishitna.jpg

Sot (e hënë) në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i raundit të parë të Europa League. Para shortit, UEFA i ndau skuadrat në 10 grupe.

Prishtina u vendos në grupin e nëntë së bashku me Jelgava (LVA), B36 Torshavn (FRO), Connah’s Quay Nomads (WAL) dhe Ballymena United (NIR).

Kundërshtarët e mundshëm të klubit kryeqytetas ishin ekipet bartëse të këtij grupi, siç IFK Norrkoping (Suedi), Odd (Norvegji), HJK Helsinki (Finlandë), Ferencvaros (Hungari) dhe Nomme Kalju (Estoni).

Pas tërheqjes së shortit skuadra nga Kosova u caktua të luajë kundër IFK Norrkoping nga Suedia.

Ndeshjet e para zhvillohen më 29 qershor, kurse ato kthyese më 6 korrik.

Njëherësh duhet përmendur se Prishtina do të bëhet ekipi i parë në histori të Kosovës që bën gara në Europa League.

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i raundit të parë eliminator të Uefa Champions League. Kampionia e Kosovës, Trepca 89 në raundin e parë do të përballet me Vikingur të Ishujve Faroe. Ndeshjen e parë skuadrave mitrovicase do ta luajë në datat 27/28 qershor në transfertë, ndërsa sfidën e kthimit një javë më pas në Mitrovicë në datat 4/5 korrik.

Komentet
Top