Problemet e shëndetit që fshihen pas gërhitjes

gjumi.jpg

Sipas një studimi, gërhitja rrit rrezikun e prekjes nga dementia.

Ekspertët thonë se çrregullimet e frymëmarrjes, të cilat pengojnë gjumin, mund të çojnë në humbje kujtese dhe ulje të përqendrimit.

Rreziku është më i madh në një të pestën e njerëzve, të cilët kanë një gen që i bën ata të ndjeshëm ndaj Alzheimerit.

Studiuesit amerikanë gjetën një lidhje mes çrregullimit të frymëmarrjes gjatë gjumit dhe rënies së aftësive konjitive, që është humbje e aftësive të kujtesës dhe të të menduarit. Ky çrregullim është i zakonshëm tek të moshuarit, veçanërisht tek meshkujt obezë dhe më pak aktivë.

Ajo karakterizohet nga pauza në frymëmarrje gjatë gjumit, të njohura si apnea e gjumit ose hypopnoeas.

Kjo çon në gërhitje me zë të lartë, të marrit frymë me vështirësi ose me periudha të shkurtra të përsëritura, ku frymëmarrja ndërpritet.

Ekipi i Universitetit të Harvardit studioi regjimin e gjumit të 1,752 personave me moshë mesatare 68 – vjeç.

Dr Dayna Johnson tha: “Individët raportojnë probleme konjitive, ndaj mund të jenë në rrezik të lartë për t’u prekur nga dementia”.

Ndërsa ekspertja e gjumit, Dr. Susan Redline u shpreh: “Duke pasur parasysh mungesën e trajtimit efektiv për Alzheimer-in, rezultatet tona mbështesin potencialin për shfaqjen dhe trajtimin e frymëmarrjes së çrregulluar nga gjumi për të zvogëluar rrezikun e dementias”.

Komentet
Top