Program edukativ i EVN për përafrim të energjetikës deri te të rinjtë

thumbnail__BOB6602.jpg

Shkup,14.06.2017: EVN Maqedoni një herë në vit i hap dyert për fëmijët e të punësuarve të saj. Në ditën e parë të punës pas përfundimit të vitit shkollor, rreth 200 fëmijë vizituan vendet e punës të prindërve të tyre. I kaluan 8 orë të plota në hapësirat ku punojnë prindërit e tyre dhe së bashku me fëmijët tjerë u shoqëruan, edukuan, eksperimentuan, u argëtuan.

Programi edukativ „Me fëmijët në punë“ pjesë e të cilit ishin fëmijët e të punësuarve të të gjitha departamenteve dhe Qendrave Energo të Konsumatorëve të vendit, u zhvillua në më shumë lokacione, në departamentet qendrore dhe disa Qendra Energo të Konsumatorëve të EVN. Në evenimentin qendror në Shkup, programën e promovoi kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, z. Shtefan Peter.

„Ky eveniment organizohet për herë të dytë. Evenimenti i parë ka qenë- Me vajzat në punë. Për shkak se kompania jonë i kushton rëndësi trajtimit të barabartë, këtë vit e organizuam evenimentin –Me fëmijët në punë.Qëllimi është që fëmijët të fitojnë një ide në lidhje me punën e prindërve të tyre, të kuptojnë se si rrjedh një ditë pune dhe sa përgjegjësi duhet të kesh. Për ne si të rritur është shumë e rëndësishme të mos e harrojmë entuziazmin dhe argëtimin që e kemi patur si fëmijë dhe të këtë t’a zbatojmë edhe në punë“ deklaroi Shtefan Peter, kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni.

Fëmijët ishin të ndarë në 3 grupe të moshës dhe morën pjesë në eksperimente praktike për prodhim të energjisë elektrike. Ata prodhuan energji elektrike nga limoni, monedha bakri dhe ndërtuan centrale të erës nga gota plastike dhe tuba. Ditën e punës, pjesëmarrësit nga qytetet tjera të Maqedonisë e përfunduan me shoqërim të përbashët me prindërit, ndërsa në Shkup patën mundësi t’a vizitojnë qendrën ekspozuese të EVN Maqedoni në Matkë.

Komentet
Top