Pse njerëzit sot punojnë shumë e flenë gjithnjë e më pak?

work-752x440.jpg

Sipas neurologut Matt Walker, presioni për të punuar më shumë dhe për të fjetur më pak po kthehet në një epidemi globale me pasoja shqetësuese.

“Në vitet 1940 njerëzit flinin mesatarisht diku më shumë se 8 orë natën, dhe tani në epokën moderne jemi më poshtë se 6.7, 6.8 orë në natë”, thotë Matt Walker, profesor i neuroshkencës dhe psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley. “Tashmë ka një humbje të gjumit brenda hapësirës së vetëm 70 viteve”.

Për të rriturit, bota moderne është e mbushur plot me gjëra që e reduktojnë gjumin, kafeina që na mban zgjuar, alkooli i cili na fragmentarizon gjumin etj. Megjithëse ne i kemi përmirësuar kushtet e gjumit me dyshekë gjithnjë e më të mire, me shtëpi ku nuk pimë më duhan si më parë, mjedisi ynë i kontrolluar mund të na ketë krijuar probleme.

Ngrohjet qendrore dhe kondicionerët nga shkëpusin nga temperaturat natyrale.

Ajo që kemi bërë duke përdorur kondicionerin nuk është gjë tjetër veçse largimi nga rrjedha natyrore që na tregon kur është koha për të fjetur dhe në të vërtetë”.

Drita artificiale dhe të gjitha dritat e tjera si ekranet LED etj. reduktojnë gjumin.

Teknologjia gjithashtu shkakton zvarritje të gjumit. Mesnata është koha kur mendojmë, ndoshta duhet të dërgojmë e-mailin tonë të fundit, më lejoni të kontrolloj edhe një herë Facebook.

Ndikim të madh ka dhe presioni ekonomik dhe shoqëror për të punuar më shumë, për të fjetur më pak dhe për të qenë më shumë si udhëheqësit botërorë si Donald Trump, Barack Obama, Margaret Thatcher të cilët kanë pohuar të ekzistojnë në pesë orë gjumë në natë ose më pak.

Numri i njerëzve që mund të mbijetojnë në gjashtë orë gjumë ose më pak është zero, sipas neurologut Walker.

Por, duhet të presim nga vetja që të jemi më shumë si George W. Bush, i cili thuhet se shkonte në shtrat rreth orës 21:00 dhe flinte më shumë se nëntë orë çdo natë? Bazuar në rreth 10,000 studimore kërkimore, numri i njerëzve që mund të mbijetojnë në gjashtë orë gjumë ose më pak dhe nuk kanë pësuar dëmtime, është zero “. Profesor Walker thotë me më pak se shtatë orë gjumë, fillojnë pasojat shëndetësore.

“Çdo sëmundje e madhe që po na vret ​​në botën e zhvilluar si Alzheimeri, kanceri, obeziteti, diabeti, ankthi, depresioni apo vetëvrasja, të gjitha këto kanë lidhje direkte tashmë shumë të forta me gjumin e mangët “.

Përktheu nga BBC: Gerta Banushi

Komentet
Top