PSP kërkon paraburgim për deputetin e BDI-së Ejup Alimi

ejup-fata-804x380.jpg

Gjykatësit e Apelit e shqyrtuan ankesën e PSP-së për moscaktimin e masës së paraburgimit për deputetin e BDI-së Ejup Alimi, raporton TV21.. Koordinatori i integristëve është i akuzuar në rastin Titanik 3 për shkatërrim të materialit zgjedhor.

Në arsyetimin e Këshillit penal të gjykatës së Shkupit ceket se PSP dyshon se Alimi mund të ndikojë tek dëshmitarët, mirëpo në shkallë të parë gjykata nuk caktoi paraburgim, por vetëm masa të kujdesit.

Para Këshillit të Gjykatës së Apelit, Prokurorja Speciale, Fatime Fetai ka deklaruar sot se gjykata e shkallës së parë as që i ka shikuar provat e ofruara.. Me akuzën për Alimin dhe Gurin janë cekur edhe rrethanat e veçanta, ka shtuar Fetai.

Komentet
Top