Publikohen pamjet e mbikalimit te Pallati me Shigjeta në Tiranë – VIDEO

TR.jpg

Pjesa e tretë e Unazës së Madhe të Tiranës, ajo që përshkon segmentin nga Shkolla Teknologjike deri te Kopshti Botanik, është drejt fundit. Vepra më e rëndësishme dhe më e vështirë e këtij segmenti, mbikalimi te Shkolla Teknologjike ka përfunduar plotësisht.

Është kryetari i Bashkisë së Tiranës ai që ka publikuar pamjet e para të kësaj vepre, e cila përveçse do të lidhë dy anët e unazës pritet ti jap dhe zgjidhje përfundimtare trafikut tek një nga nyjet më problematike për qarkullimin e makinave në Tiranë.

“Shperndaje/Shate – Nëse edhe ty të pëlqen Unaza e Re. Çdo ditë një punë konkrete për Tiranën”, shkruan Veliaj ne rrjetin social facebook. Siç edhe shihet nga pamjet, përveç ndërtimit të strukturës bazë, është bërë shtrimi i tij me asfalt, janë vendosur mbrojtëset anësore, sinjalistika e plotë rrugore. Gjithashtu janë sistemuar të gjitha rrugët e tjera poshtë këtij mbikalimi dhe që orientojnë qarkullimin në të gjitha drejtimet.

Ndërkohë që me rritmë të larta po ecin punimet edhe për pjesën e fundit të këtij segmenti në afërsi të Kopshtit Botanik, ku po bëhet lidhja me pjesën ekzistuese të kësaj Unaze.

Komentet
Top