Publikohet Samsung Z4 me platformën Tizen 3.0

auto_unnamed_51494690060.jpg

Ata për të cilët është i nevojshëm një pajisje funksionale, Samsung sjell telefonin e ri Z4.

Samsung Z4 fokusohet në lehtësimin e përdorimit dhe rrjeteve shoqërore, ndërsa ofron sistemin operativ Tizen.

Telefoni ka ekran 4.5 inç me rezolucion bazike prej 800 x 480 piksel. Ai është i pajisur me harduer të thjeshtë, i cili përfshin procesorin me katër bërthamë 1.5GHz, 1GB RAM dhe softueri Tizen, transmeton KosovaPress.

Kamera për selfi është 5MP, ndërsa ajo kryesorja ka sensor 5MP. Funksioni video-flip mundëson që të dyja kamerat të punojnë në tandem, duke iu mundësuar xhirimit të të dyja kamerave me një klip. Aty është edhe kontrolli për lëvizjen e kamerës, si dhe për gjithë telefonin. Video dhe fotografitë mund të ngarkohen përmes Wi-Fi (2.4GHz b/g/n) ose LTE Cat.

Samsung Z4 fillimisht do të jetë në tregun e Indisë, ndërsa më vonë në rajonet tjera. Çmimi i telefonit ende nuk dihet.

Komentet
Top