Puna dhe yjet, horoskopi ju zbulon çfarë kolegu jeni

horoskopi.jpg

Kolegët janë shpesh personat me të cilët kalojmë pjesën më të madhe të kohës. Të kesh një raport të mirë me ta bëhet një domosdoshme e rëndësishme për të “jetuarit mirë”. Por me cilët kolegë shkojmë më mirë? A mund të bëhen ata edhe miqtë tanë? Po ne cfarë tipi kolegësh jemi? Le të provojmë të zbulojmë nëpërmjet yjeve e shenjës së zodiakut. Horoskopi në fakt na ndihmon t’i kuptojmë më mirë kolegët tanë dhe të përmirësojmë raportin tonë me ta.

DASHI – Je një person i ndershëm dhe besnik, madje edhe në punë. Di të zbulosh rolet e pushtetit me një përulësi të madhe, duke i bërë bashkëpunëtorët tuaj të ndihen të gëzuar e krenarë që bëjnë pjesë në skuadrën tënde. Nuk qëndron indiferent përballë padrejtësive, madje edhe kur nuk je i përfshirë drejtpërdrejt. Nuk ke frikë nga vështirësitë dhe i mirëpret të papriturat si sfida tërheqëse për të nxjerrë në pah vlerat e tua. Kolegu juaj ideal është UJORI: përveç se kolegë, mund të bëheni miq të mirë dhe së bashku mund të pushtoni botën.

DEMI – Karakteristika juaj kryesore si koleg është serioziteti. Të gjithë mund të mbështeten në faktin se në qoftë se e thua një gjë me siguri do ta bësh dhe do të respektosh edhe kohën e përcaktuar. Rezistenca, këmbëngulja dhe angazhimi juaj shpesh të bëjnë të arrish role prestigjoze.Por duhet të keni parasysh që vetëm puna nuk mjafton për t’ju bërë të lumtur. Kolegu juaj ideal janë PESHQIT. Konkretësia dhe fantazia juaj formojnë një miks fenomenal, në gjendje t’iu befasojë edhe vetë juve.

BINJAKËT – Në punë është e dukshme që jeni brilant. Gjithanshmëria për ty është si buka e përditshme.T ë pëlqen të bësh shaka e të argëtohesh me kolegët, por ndonjëherë nuk e kupton, që ai që ke përballë nuk e mirëpret humorin tuaj sarkastik. Në zyrë të gjithë e dinë se sa vlen, por duhet të bësh gjithmonë ndonjë përpjekje më shumë për të fituar besimin e eprorëve dhe bashkëpunëtorëve. Kolegu juaj ideal është DASHI: kur idetë tuaja ndeshen me entuziazmin tuaj jeni në gjendje të bëni të ndodhë edhe e pamundura.

GAFORRJA – Ambienti i punës në pjesën më të madhe të rasteve nuk është vendi ku shprehet më mirë personaliteti juaj. Për ty në fakt idealja do të ishte të punosh nga shtëpia ose në një vend shumë të vogël e familjar. Humori juaj i paqëndrueshëm nuk i tërheq lehtë gjithë kolegët, sidomos kur ushqehet dyshimi që mund të jetë një komplot kundër teje. Kolegu juaj ideal është DEMI, i vetmi q ëështë në gjendje t’ju bëjë të ndiheni të sigurt ë edhe kur duket që do të ndodhë ndonjë katastrofë.

LUANI – Në qoftë se kolegët tuaj janë të gatshëm të kenë sjellje subjektive, të të bëjnë lajka e të jenë të sjellshëm atëherë jep më të mirën tënde.Të pëlqen të komandosh ose në të kundërt nuk e pranon faktin që duhet të paraqesësh vullnetin e të tjerëve. Jeni një person ambicioz dhe konkurrues: për ju është themelore që të njihen meritat tuaja. Por kjo jo gjithmonë ju lehtëson në raport me kolegët e tu. Kolegu juaj ideal është PESHORJA: jo vetëm të lë të komandosh, por të lë të marrësh edhe vendime në vend të tij.

VIRGJËRESHA – Përpikmëria, metodologjia, efikasiteti e aftësia: ja karakteristikat e tua më të vlerësuara nga kolegët. Kritikat e tua janë thumbuese, por konstruktive. Sigurisht nuk je një person që të pëlqen të humbësh kohë. Ia del të gjesh mënyrën të bisedosh me kolegët e të organizosh ndonjë shëtitje jashtë punës (pjesa tjetër, planeti është Mërkuri). Kolegu juaj ideal është AKREPI: në qoftë se përkushtohet, di të jetë edhe më i përpiktë se ju. Ju të dy bashkë përfaqësoni emblemën e saktësisë.

PESHORJA – Ju natyrisht shkoni mirë me të gjithë. Nuk dëshiron që t’i përkeqësosh raportet me kolegët e tu, e ndërsa kjo nuk ndodh, nuk ke probleme të bësh ndonjë kompromis të vogël. Vetëm një klimë harmonike e paqësore të lejon të përmirësosh aktivitetin tënd. Shpesh kënaqesh edhe duke u dhënë këshilla të vogla dashurie, kolegëve që ke më shumë konfidenca. Kolegu juaj ideal është SHIGJETARI: dini t’u bëni ballë sfidave të punës me mendjelehtësi, por në të njëjtën kohë edhe me seriozitet të madh.

AKREPI – Të fitosh besimin tuaj është me të vërtet e vështirë, edhe në fushën e punës. Nuk hapesh me të gjithë. Kolegët ose të duan ose të urrejnë, nuk ka një rrugë të mesme. Disponueshmëria juaj është e plotë me ata që i ndjen të denjë, me gjithë të tjerët shpesh mban një qëndrim të keq. E në qoftë se ka thashetheme në zyrë, sigurisht që ti e di ndonjë. Kolegu juaj ideal është

GAFORRJA: dini të formoni bashkë një aleancë të shkëlqyer. Të vihesh kundër jush mund të jetë me të vërtetë e rrezikshme.

SHIGJETARI – Alegria juaj është gjithmonë ngjitëse e kolegët tuaj drejtohen shpesh tek ju për fjalë inkurajuese. Kjo aftësi ndonjëherë rrezikon të tërheq ndonjë antipati, por në të shumtën e herëve ia del të falësh pikërisht për këtë. Di të japësh vëmendje me një bukuri e karizëm të madhe. Ndoshta pikërisht për këtë shpesh bëhesh protagoniste e ndonjë çështjeje të vogël mes kolegësh. Kolegu juaj ideal është LUANI: në qoftë se ju bashkon pasioni për të njëjtin objektiv, suksesi është i garantuar.

BRICJAPI – Me kolegët shkon gjithçka mirë, vetëm në qoftë se ndonjëri nuk vendos të ndryshojë turnin në momentin e fundit ose i propozon shefit të ndryshojë atë që ju e kishit planifikuar në mënyrë shumë të përpiktë. Në raste të tilla nuk të intereson të fitosh simpati e preferon të bësh në mënyrë të pavarur aktivitetin tënd. Por në qoftë se do ta anashkaloje këtë gjë, mund të zbuloje se disa kolegë janë argëtues. Kolegu juaj ideal është VIRGJËRESHA: është e vetmja në gjendje të konkurrojë me ju në përpikmërinë në orar e të respektojë programet e përcaktuara. Ç’rregullsia juaj herët a vonë do ta ç’mendë, por në të njëjtën kohë e bën punën e tij më argëtuese.

UJORI – Kolegët tuaj nuk ia dalin pothuajse kurrë të krijojnë një opinion të qartë për ty. Je brilante, ke ide të mira, do që t’i ndash me të tjerët zbulimet e tua. Problemi është që jo të gjithë ju kuptojnë dhe kur vazhdon me polemikat, është fundi për gjithçka e për të gjithë. Shpesh kolegët tuaj i bën miq që vazhdon t’i frekuentosh edhe kur ke ndryshuar punë për të disatën herë. Kolegu juaj ideal janë BINJAKËT: jeni një shembull klasik i personave efikas që dinë të argëtohen edhe duke punuar. E vështirë të jesh në hapin tuaj.

PESHQIT – Je gjithmonë e disponueshme me të gjithë. I zëvendëson kolegët që kanë nevojë për leje, je e ngarkuar me aktivitete që nuk të përkasin, angazhohesh për të mirën e përbashkët dhe je e buzëqeshur. Por do të doje që edhe të tjerët të bënin të njëjtën gjë, pavarësisht se në pjesën më të madhe të rasteve kjo gjë nuk ndodh, atëherë ankohesh që mos ta mbarosh punën. Si kolege je e dobishme, por a je edhe e domosdoshme?

Kolegu juaj ideal është…

Komentet
Top