Puyol ia dërgon një mesazh Neymarit – Ja cfare i thote

auto_carles-puyol-v1484043884.jpg

Carlos Puyol ka folur për çështjen Neymar te Barcelona.

E ardhmja e 25 vjeçarit mbetet e paqartë prej publikimit të artikullit se për të po interesohet PSG-ja, që dëshiron të paguajë klauzolën prej 222 milionë euro.

Rreth kësaj çështje, ka folur edhe ish kapiteni i Barcelonës, Carlos Puyol, që i ka kërkuar brazilianit të tregojë se çfarë dëshiron të bëjë.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë. Ai duhet të flasë dhe të shpjegojë se çfarë dëshiron të bëjë”, ka deklaruar fillimisht Puyol.

“Është një ndër më të mirët në botë dhe është rehat te Barcelona, duke ndihmuar shumë, por është ai që duhet të vendos”.

Komentet
Top