Qëndrim Rijani, kandidat për ministër të Kulturës në qeverinë e re?!

qendrim-640x360.jpg

Partitë politike që përbëjnë shumicën parlamentare veç më kanë filluar negociatat për ndarjen e resorëve. Informacionet e fundit brendapartiake thonë se Ministrinë e Kulturës kësaj radhe do ta drejtojë kuadër i BDI-së, informon INA.

Bëhet fjalë për regjisorin e famshëm shqiptar Qëndrim Rijani. Ai është një figurë e pakontestueshme nga asnjëra palë pasi që suksesi i tij ka prekur majat e arritjeve artistike mbarëkombëtare. Ai vjen nga një familje me kontribut të veçantë në çështjen kombëtare. Rijani më së shumti veprimtarinë e tij e ka zhvilluar në Shqipëri, duke realizuar disa shfaqje të suksesshme, qoftë në Teatrin Kombëtar, Teatrin e Metropolit, në atë të Korçës, e kështu me radhë, ndërkohë është edhe profesor universitar. Ai është dekoruar me çmime nga më të ndryshmet, duke filluar nga regjisori më i mirë, shfaqja më e mirë, por jo vetëm. Së fundmi Qëndrim Rijani fitoi Çmimin Kult, çmim ky më i lartë kombëtar që mund të rrëmbejë një artist shqiptar. Pjesa tjetër, që i jep një shtysë të fortë imazhit të tij, është fakti se Rijani gëzon mbështetjen e Tiranës zyrtare si mik i ngushtë i disa figurave të rëndësishme politike. Ajo që mbetet të shihet është nëse Rijani do të shkëputet tërësisht nga arti për t’iu përkushtuar postit ministror.

Komentet

0 thoughts on “Qëndrim Rijani, kandidat për ministër të Kulturës në qeverinë e re?!”

  1. reli says:

    o ju qifsha kryqin oj redaksi a sote gjetet ket kryq ta tregoni ju pshursha kryqin juve.

  2. dardan says:

    Redaksia shkrun se e ka obligim ta informon opinionin se cka ban qeveria me paret e popullates.
    Per te I nda 1,3 milion euro komisioni mbledhen menjehere ndersa komisioni per interpretimin e gjuhes Shqipe ne Shkup nuk mund te mbledhen sepse anetaret jane ne pushim.
    Jane tu kujt me politikanet tone e bashk me ato edhe krejt ne popullin Shqiptare paster majtap.
    Po dihet se me kete popull le me kete udheheqesi vetem kryqa dhe kisha do ndertohen po cka kujtut ju.
    Shpyrti dhe kombi jane shite ma cka presim ne se do na ndertojn shkolla institucione dhe xhamija neve !!!…

Top