Rama në Fiks Fare: Koalicion me PD pas zgjedhjeve? Këtë e vendos populli

0-135.jpg

I ftuar në emisionin “Fiks Fare”, kryeministri Edi Rama ka komentuar mundësitë për një koalicion paszgjedhor me Partinë Demokratike Nëse do të ketë një koalicion paszgjedhor, Rama tha se pret rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se këtë do ta vendosë popullli Gjithashtu ai ka ironizuar edhe lëvizjen e fundit të kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe deputetit te PDIU-se, Dashamir Tahiri

Intervista e z.Edi Rama në “Fiks Fare”

-Kemi të njëjtin kod veshje si i yti, të pëlqen?

Rama – Po , ku i gjetët?

-Na i dha Basha. Urime se dje kishe 2 gëzime në një ditë! Gëzuar ditëlindjen e PS dhe gëzuar ditëlindjen e Lul Bashës

E.Rama – Të na rrojë!

-Tani na e thuaj troç kë festove më shumë dhe me shpirt?

E.Rama – Festova atë timen, por edhe për atë tonin menduam.

– Tani si është kjo puna jote që ngele tërë ditën në televizorë, e ke thënë dhe vetë kujdes se mos ju dal ndonjë ditë tek frigoriferi . Ke ndonjë shpjegim apo …

Rama hesht

-Mirë e pranojmë dhe heshtjen ne. Tani si të duket ky kazani ynë këtu?

E.Rama – Tani ju mos mendoni se keni 2 velinat dhe i shpëtuat kazanit edhe ju kazan jeni

– Si ka mundësi që je në sinkron me Bashën ça thotë Basha thua ti, ça thua ti thotë Basha. Se sikur ia merrni njëri tjetrit batutat dhe jam kurioz ia merr ti Bashës apo Basha ty?

E.Rama – Në rastin e shushunjave unë e kisha për të tjera shushunja dhe ai për të tjera . Unë e kisha për policat gri.I njihni ju policët gri? Mos i pafshi deri në dt 25

– E dëgjuat Metën se çfarë tha mbrëmë që ju jeni një kapitull i mbyllur si kryeministër.

E.Rama – E mbylli.

– Nietzsche thotë se arma më e mirë kundër një armiku është të gjesh një armik tjetër, kështu bëre dhe ti me Ilir Metën?

E.Rama – Po jo se nuk i kam armiq unë ata , as njërin as tjetrin. Ju po flisni kaq bukur dhe po flisni kaq drejtë sa kot nuk e beni dhe ju një parti me kap ndonjë gjë tek tepsia deri më dt 25.

– Po ça ka ajo tepsi që e duan aq shumë?

E.Rama – Beni një parti dhe …. dëgjo ju mund të bëni edhe këtë ju të dy bëni një parti , velinat të bëjnë një parti për të drejtat e njeriut se ka ngel bosh ajo e të drejtave të njeriut

– Po ç’të keqe ka të jetë në një listë edhe Dule edhe Tahiri?

E.Rama – E keni konsultuar me Filipin këtë e ?Ai e ka të qartë që politikisht kjo është e papranueshme. Sepse Filipi nuk gabon kurrë dhe po gaboi ai, e kemi gabim ne të tjerët.

– Ju si forcë mbështeteni tek gratë , LSI tek rinia , PD tek burrat

E.Rama – Edhe Dulja, tek Dashi Havasë

-Po cila fiton nga këto tre forca?

E.Rama – Fiton Dulja, se kapi Dashin e Havasë . Edhe më e bukura është se fiton Dulja, por humbet minoriteti

– Fiksi ka dhënë para ca kohëve përqindjen e lartë të tenderave ku fituesit janë të paracaktuar, një rast në Korçë kërkonte 90% të vlerës së tenderit, çfarë mund të na thoni?

E.Rama – Prandaj ju them se më duhet timoni, timonin të lutem. Timonin që mos të na futen … se pastaj rriten përqindjet . Sa do të shkosh ti 5 km , ti shko 5 km unë nuk ta prek timonin, por përqindja sa vjen e rritet. Në fund fare ngelet vetëm timoni , s’ka makinë më.

– Po për Bujar Nishanin do të marrë malli ?

E.Rama – Cfarë nuk ndodh në jetë, çfarë nuk ndodh në jetë

– Se e di si i thonë kësaj pune, ikën nga shiu bie në breshër

E.Rama – Jo, jo, çadrën e kemi ne, se e ka Luli çadrën, mos ki merak. Për çdo rast Luli ka çadrën.

Por sistemi që është ngritur, është krijuar si tepsi.Duhet prishur sistemi dhe pastaj të gjithë janë njerëz të mirë. Se njeriun e prish sistemi , nuk prish sistemi njeriun .

– Të krijojmë një situatë , po bie avioni dhe ti ke një parashutë brenda në avion është Basha dhe Meta. Ti përveç parashutës tende ke dhe një tjetër kujt do t’ia japësh parashutën?

E.Rama – Po është e lehtë kjo , parashutën do ia japë Bashës kurse Ilirin ( me shenja tregon që do e mbaj në krahë) dhe zbresim të tre.

– Jeni bere 2 çifte , nga njëra anë Romeo me Zhulietën dhe nga ana tjetër Otello me Desdemonën. Kush mendon se do t’i fitoë zgjedhjet?

E.Rama – Vetë më ndaj këtë, kush është Otello dhe kush është Desdemona se që unë jam Romeo e di dhe që Luli është Zhulieta e di

– Tani Dezdemona i bie të jetë Meta , Otello është ëëë…

( Rama qesh)

-Kemi një informacion, më duket se Luli se dëgjon më plakun , Berishën

E.Rama – Po kush e dëgjon më … Saliu flet mirë, po flet me vete. Me veten i thotë të gjitha ai , flet me vete , ia thotë vetes, vetja e dëgjon, bëhet qytetar dixhital .

Për çiftet, sesi shkojnë çiftet vendos Shekspiri, që është populli

Po ndonjë koalicion me Bashën mund ta bësh pas zgjedhjeve ?

E.Rama – Duhet ta pyesim popullin , Shekspiri e vendos. Ne jemi në skenë edhe … Pse kush vendos për ju, kush vendos ?!

Imagjinoni sikur të shkruajë Filipi në fund të emisionit Devi dhe Dori japin dorëheqjen. Ca do bëni ju? Do jepni dorëheqjen. Do bëni parti pastaj do i merrni Filipit drejtorinë. Po shikoni se çfarë duhet të bëni ju në momentin që e ndjeni veten të kërcënuar, tak me Denisën beni një parti të vogël dhe i merrni Filipit drejtorinë

-E zemë se të merr Luli në telefon dhe të thotë Edi unë nuk fitova, ka mundësi të behemi bashkë?

E.Rama – Po të më marrë në telefon, po çdo ketë thënë më përpara Shekspiri, populli. Se Luli tani është në atë fazën që fle, është në gjumë. Do zgjohet. Nëse do zgjohet dhe mua do të më gjejë të vrarë, ça do bëjë?

– Po ti mirë e ke me Shekspirin, por Shekspiri i vdes të gjithë personazhet në fund

E.Rama – Aaa, po populli është mbi Shekspirin!

E.Rama: Dua që t’i bëj një mesazh nga këtu shikueses më besnike të Fiksit që nga dita e parë, njërës prej admirueseve të këtij institucioni të popullit, Aneta Ramës. E shikon Neta?Jam aty ku më ke dashur gjithmonë , tek Fiksi dhe nuk kam dal për keq, por kam dal për mirë.

Komentet
Top