Rama takon Erdogan, diskutohet për aeroportin e Vlorës – VIDEO

0-44.jpg

Kryeministri Rama ndodhet në Stamboll për të marrë pjesë në Kongresin Botëror të Naftës, që do të mbahet nesër në këtë qytet turk.

Sot kryeministri është pritur nga presidenti turk Erdogan, në rezidencën e tij, në një takim prej 90 minutash.

Kryeministri Rama thotë se gjatë bisedës është diskutuar për projektet e përbashkëta.

Rama shkruan se ka një progres të qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe për linjën ajrore shqiptare, me asistencë logjistike dhe teknike nga Turkish Airlines.

Statusi i kryeministrit Rama në Facebook:

“Në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës nesër. Sot në rezidencën e Presidentit Erdogan, ku sapo përfundoi takimi prej 90 minutash, mbi projektet e përbashkëta. Progres i qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines.”

Komentet
Top