Rama: Tregtia e lirë është hapi i radhës për Ballkanin

1499842359rama.jpg

Në një editorial botuar në gazetën “Wall Street Journal”, kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur mbi takimin e 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet sot në Trieste.

“Do të jetë një mundësi jo vetëm për të diskutuar mbi rrugën e integrimit në Bashkimin Europian, por edhe për të mbyllur plagët e të shkuarës, për t’u bërë bashkë rreth një ideje dhe më e rëndësishmja, për të krijuar një platformë për rritjen ekonomike. Midis të tjerave, do të na kërkohet që të mbështesim krijimin e një zone ekonomike rajonale. Unë do të argumentoj pro saj”, shkruan Rama në të.

Kryeministri përmend faktin se nga mungesa e saj Shqipëria ka vuajtur dy dekadat e fundit, një mungesë që sjell edhe korrupsionin, nepotizmin, klientelizmin etj.

“Kështu shpresojmë që të fitojmë stabilitet për vendin tonë dhe kështu, shpresojmë që së bashku të vazhdojmë të ecim përpara drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian”, vijon artikulli.

Kryeministri thotë se kjo është edhe përparësia e ardhshme e Shqipërisë. “Ndërsa do të vazhdojmë të modernizojmë dhe demokratizojmë qeverisjen tonë, gjithashtu do të hedhim bazat për një zhvillim më të madh ekonomik. Kjo është arsyeja përse këtë javë, në Itali, do të mbështes fuqimisht krijimin e zonës rajonale ekonomike, si një gur themeli që do të lehtësojë procesin e anëtarësimit tonë në Bashkimin Europian”, përfundon artikulli.

Komentet
Top