Ramos flet rreth situatës së fundit të Ronaldos dhe Moratas

sergio-ramos-644x362.jpg

Sergio Ramos ka dhënë një intervistë ekskluzive për të përditshmen spanjolle Marca.

Ai ka folur gjerë e gjatë rreth karrierës dhe disa gjërave të pathëna e të paditura rreth jetës.

Ndër të tjerash kapiteni i Real Madridit ka folur edhe për çështjen e Cristiano Ronaldos dhe Alvaros Moratas.

Gjersa për këtë të fundit thotë se po kërkon me të drejt më shumë hapësirë, rreth largimit të CR7 ka zgjedh të heshtë, megjithëse është në kontakt të vazhdueshëm me portugezin.

“Ato janë situata personale dhe logjikisht nuk mund të shtoj shumë më tepër rreth kësaj. E vetmja gjë që mund të them se më pëlqen të jem me më të mirët dhe ata janë futbollistë të mëdhenj dhe shpresoj se do të luajnë me ne për shumë vite.

“Rasti i Moratas është më ndryshe prej Cristianos pasi që ai kërkon me të drejt më shumë të jetë titullar”.

“Marrëdhënia ime me Ronaldon është shumë e mirë dhe ne praktikisht jem në kontakt çdo dy-tre ditë, kështu që në këtë kuptim jam shumë i qetë”.

Theksojmë se reprezentuesi portugez është raportuar se është i pakënaqur me mbrojtjen që i kishte bërë Reali me rastin e akuzave për evazion fiskal prej 14.7 milionë euro ndërsa thuhej se lojtari do të rikthehet te Manchester United.

Reprezentuesi spanjoll më tutje ka pohuar se Zinedine Zidane dhe Florentino Perez janë ata që vendosin rreth skuadrës dhe krijimit të ekipit, e cila gjë vlen edhe për rastin e Ronaldos dhe Moratas

Komentet
Top