Ramos ndërroi fanellën me lojtare të Barcelonës!

sergio-ramos-644x362.jpg

Sergio Ramos ka ndërruar fanellën me Neymarin pas El Clasicos.

Lajmin e ka konfirmuar kapiteni i Real Madridit pas ndeshjes që Reali e humbi 3:2.

“Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me Neymar. Pas ndeshjes e kam ndërruar fanellën me të. Shpresoj që ishte ndeshja e fundit me Barcelonën për të, pasi që për ne do të jetë një problem më pak”, deklaroi Ramos.

“Ai nuk më tregoi asgjë për të ardhmen. Është një lojtar i madh dhe kyç për Barcelonën”.

“Largimi i tij do të na bënte nder pasi që do të kishim një problem më pak në El Clasico”, shtoi Ramos.

Komentet
Top