Ramush Haradinaj dhe Visar Ymeri vizitojnë Zijadin Selën – FOTO

foto-1.jpeg

Gjendja shëndetësore e liderit të LR-PDSH-së, Zijadin Sela është duke u përmirësuar dhe ai së shpejti pritet t’i kthehet politikës, transmeton Gazeta Lajm. Disa simpatizues që e kanë vizituar, thonë se selsa për momentin gjendet në Durrës, ku po mbledh forca të reja për rikthim pas ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit.

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kanë vizituar deputetin e Aleancës për Shqiptarët, njiherit kryetar i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Në një fotografi të postuar në rrjetet sociale, shihet se Ymeri dhe Haradinaj e kanë vizituar në të njëjtën kohë Selën.

Ky i fundit ishte rrahur keq nga huliganet maqedonas në ditën kur Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.

Nuk dihet, nëse Ymeri dhe Haradinaj ishin koordinuar për këtë vizitë, apo takimi atje ka ndodhur spontanisht.

Pjesë e këtij takimi ishtë edhe Shpëtim Idrizi kryetar i partisë PDIU nga Shqipëria.

Komentet
Top