RDK akuzon: Sela është larguar nga Thaçi për shkak të pushtetit, e jo për reforma

sela-4.jpg

Burime partiake nga Rilindja Demokratike Kombëtare thonë se po thellohet hendeku mes tyre dhe LR-PDSH-së, gjatë ndarjes së posteve nëpër drejtori dhe ndërmarrje të ndryshme. Në RDK thonë se atyre u takon numër më i madh drejtorësh për shkak të tolerimit që kanë bërë gjatë ndarjes së posteve ministrore dhe të zv/ministrave.

“LR PDSH mori post më të fuqishëm ministror dhe poste zëvendës minishtrash. Është logjike që tani ne të udhëheqim numër më të madh të drejtorive”, thonë në RDK. Ata akuzojnë LR PDSH-në deh kryetarin e saj Zijadin Sela, se po tregon jokorrektësi në bashkëpunimin Brenda koalicionit.

“Tani po shihet që Sela paska qenë i etur vetëm për pushtet, e jo për reforma në PDSH. Për këtë arsye paska dalë nga partia e Thaçit, e jo për diçka tjetër”, akuzojnë në RDK./Lajmpress

Komentet
Top