Reagon Khedira

auto_samikhedira-cropped_g8yu3kfgmjtf1f47fx6s8wl681494503732.jpg

Sami Khedira nuk mundi të luante më shumë se 10 minuta në sfidën e kthimit të Championsit ndaj Monacos, teksa doli nga fusha pas problemeve që kishte në kofshën e majtë.

Mesfushori i bardhezinjve gjithsesi do të jetë gati për finalen e madhe të Champions Leagues dhe atë të Kupës së Italisë.

Lajmi është konfirmuar nga mesfushori gjerman i cili në një reagim sqaron se lëndimi është i lehtë dhe do t’i duhen vetëm disa ditë pushim.

“Lajm i mirë. Nuk ka asgjë serioze. Duhet të pushojë disa ditë, por pas asaj do të jem gati për ta ndihmuar skuadrën në ndeshjet vendimtare të sezonit. Jam i lumtur që kemi arritur finalen e Ligës së Kampionëve, veçanërisht si e bëmë. Do të takohem me Real Madridin në Cardiff ku do të jetë një shoë i madh”, ka shkruar Khedira në Instagram.

Komentet
Top