Real apo Barcelona? Fabregas tregon kush do ta fitojë La Ligën

auto_mou_fabregas1468706948.jpg

Cesc Fabregas ka thënë se Real Madrid do ta ketë shumë të vështirë të fitojë La Ligan.

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas ka thënë se Real Madrid ka dy ndeshje të vështira në udhëtim dhe do ta ketë të vështirë ta fitojë La Ligan.

Ai është i bindur se fiton Barcelona ndeshjen ndaj Eibarit, por jo edhe Real Madrid.

“Mendoj se Barcelona do ta fitojë ndeshjen e saj, por varet se a do t’i fitojë Reali katër pikë në dy fusha të vështira. Nuk do të jetë e lehtë për Realin. Të maresh katër pikë në këto dy ndeshje duhet të luash shumë mirë”, tha Fabregas për The Transistor.

Kujtojmë se Barcelona dhe Real Madrid ndajnë pozitën e parë me nga 87 pikë, por Reali ka dy ndeshje për të luajtur ndaj Celtas dhe Malagas, ndërsa Barcelona ndaj Eibarit.

Komentet
Top