Reali refuzon 30 milionë euro për Vazquez

Real-Madrid-620x380.jpg

Real Madrid nuk dëshiron ta shes anësorin spanjoll, Lucas Vazquez

Skuadra e Romës edhe një herë tjetër ka shprehur interesim për anësorin spanjoll të Real Madridit, Lucas Vazquez.

Sipas AS, Roma ka ofruar 3o milionë euro për spanjollin, por që është refuzuar menjëherë.

Trajneri Zinedine Zidane është një fans i madh i Vazquez dhe ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se nuk dëshiron largimin e tij.

Për Vazquez interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat angleze Liverpool dhe Tottenham.

Komentet
Top