Reali thyen rekordin historik të 2014

reali-681x290.jpg

Real Madridi ka arritur atë që pak kush e ka pritur.

Vera e 2017 është vera me të hyrat më të mëdha nga shitjet në histori të klubit.

Me këtë rast rekordi i vendosur në verën e vitit 2014 pas Ligës së Kampionëve numër 10-të është tejkaluar. E gjitha kjo me largimet e James Rodriguez, Alvaro Moratas, Mariano Diaz Mejia dhe Danilos.

Duke përfshirë edhe të rinjtë Diego Llorente e Burgui, shifra nga rritjet shkon në 137 milionë euro.

Morata u shit te Chelsea për 80 milionë, Danilo te Manchester City për 30milionë, 10 milionë u përfituan nga huazimi i James për dy vite te Bayern Munichu, tetë nga kalimi i Marianos te Lyoni, gjashtë nga Real Sociedadi për Llorenten dhe tre nga Alves për Burguin.

Kur kombinojmë këto shumë atëherë shikojmë se kalohen ato të verës së vitit 2014: Angel Di Maria te Manchester Unitedi për 75 milionë euro, Morata te Juventusi për 20 milionë, Xabi Alonso te Bayerni për 10 milion, Nuri Sahin te Borussia Dortmundi për shtatë milion, Ezequiel Garay kur kaloi nga Benfica te Zenti për 15 milionë Los Blancos përfituan 7.5 milionë, Jesus Fernandez te Levante për gjysmë milion euro dhe huazimi i Casemiros te Porto për 600 mijë euro.

Pra në total 120,6 milionë euro, që në atë vit theu rektorin e një viti më parë me 114,5 milionë euro.

Në verën e vitit 2013, pas largimit të Jose Mourinhos dhe ardhjes së Carlo Ancelottit, Real Madrid bleu Iscon (30 milionë euro), Illarramendin (40), Bale (91) dhe kështu larguan Mesut Ozil (Arsenal, 45 milionë), Gonzalo Higuain (Napoli, 42), Raul Albiol (Napoli, 12), Jose Callejon (Napoli, 9.5) dhe Pedro Leon (Getafe, 6).

Dhe të mendoni se ka shumë deri në përfundimin e afatit kalimtar veror të 2017, pra mund të kemi ende shitje nga skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane.

Komentet
Top