RED Hydrogen One është një telefon 1,200 dollarësh me ekran holografik

fvqfaw3t9cipgeacun7i-730x410.jpg

Prodhuesi i kamerave të segmentit të lartë RED prezantoi ditën e sotme një telefon inteligjent premium i quajtur Hydrogen One me teknologji holografike.

Hydrogen One ka ekran 5.7 inç dhe përdor një nanoteknologji për të ofruar përmbajtje 2D dhe 3D dhe holografike.

RED thotë se telefoni shfrytëzon një algoritëm për të konvertuar audio stereo në audio multi dimensionale.

Telefoni do të jetë modular, i ngjashëm me linjën Moto Z të Motorola por me fokus të veçantë kapjen e imazheve.

Sipas kompanisë Hydrogen One del në shitje në 2018-ën dhe mund të porositet nga ky moment në uebsajtin e RED.

Çmimi fillestar i tij është 1,195 dollar për versionin prej alumini dhe 1,595 dollar për versionin prej titaniumi./Pcworldalbanian

Komentet
Top