Rekordi i “Despacito”: Çmenduri ajo që po ndodh me këtë kengë – VIDEO

Luis-Fonsi-Despacito-ft.-Daddy-Yankee.jpg

Vetëm gjashtë muaj pas publikimit, kënga “Despacito” e Louis Fonsit ka thyer rekordin global të klikimeve.

Hiti i ri botëror është klikuar 4.6 miliardë herë në të gjitha shërbimet streaming, duke i rrëmbyer vendin e parë Sorry-t të Justin Bieber.

“Është vërtetë një çmenduri ajo që po ndodh me këtë kengë. Nuk dua të përdor fjalën aksident, sepse unë po përpiqesha vërtetë që të krijoja një hit, por nuk e kisha planifikuar një sukses të tillë. Thjesht doja që ti bëja njerëzit të kërcejnë”, thotë Fonsi.

Kënga është përhapur me shpejtësi marramendëse në 35 vende të botës, e nisur nga klima aktuale politike. Kjo i jep shpresë këngëtarit 39-vjeçar. “Unë vij nga Puerto Rico dhe jetoj në Miami”, rrëfen ai. “Jetojmë në një kohë të çuditshme kur njerëzit duan të na përçajnë, duan të ndërtojnë mure”, shton Fonsi, duke nënkuptuar nismën e presidentit amerikan Trump për të ngritur një barrierë ndarëse në kufirin me Meksikën.

Dhe një këngë që afron bashkë popujt e kulturës mua më bën krenar, shprehet artisti. “Despacito” u kthye menjëherë në hitin humër 1 në Amerikën Latine, pas hedhjes në treg në janar, por në botën anglishtfolëse ajo do të merrte zjarr kur Justin Bieber e dëgjoi në një klub nate dhe kërkoi ti shtonte një varg e u ofrua të krijonte një remix.

Fonsi vetë e ka përshëndetur me shumë ngrohtësi kontributin e Bieber, ndërsa thotë se ka marrë video nga pjesë të ndryshme të botës ku njerëzit tregojnë se si të nxitur prej këngës së tij, janë duke u përpjekur të mësojnë nga pak spanjisht.

Komentet

0 thoughts on “Rekordi i “Despacito”: Çmenduri ajo që po ndodh me këtë kengë – VIDEO”

  1. katunari says:

    ki qen tradhetar i asimiluar dhe hudhes i pluhrit helmues mbi shqiptaret meriton vetem cmimin e caushefskit ose te cubriloviqit.ki dote vdes 20 her por cmimin nobel nuk dote mar bota nuk jan te verbert si shqiptaret qe ket sharlatan te japin cmimin nobel!

  2. verwest85 . says:

    Ky cmimin Nobel?! Kurrën e kurrës..

  3. GV says:

    sahanlepires kurgje ma shum e ma pak i ledhatuar me gishtat e ngroht te Xhaxhit luajtes i biljardes se xhepit ne vatikan !

    Ky person ka fytyr pedofili dhe ajo do dal ne fund !

Top