Renova mbetet edhe pa trajnerin Bujar Islami

media-share-0-02-04-2053d109c9e27d7ee07aa32954b6f1529d625d3c9c255bad20d8b724c4b69fe3-6e465249-c388-43f9-b106-9bf3f2fc3cc2.jpg

Bujar Islami, një ndër shtyllat kryesore të ekipit të Renovës nga Tetova ka dhënë dorëhqje nga klubi pas plot 14 vitesh të kaluara në këtë ekip mëson portali Shqipmedia.

Bujar Islami i cili ka të kryer fakultetin e Edukatës Fizike poashtu posedon licencën PRO për trajner ka qenë ndihmës trajner, trajner i të rinjvë dhe koordinator i ekipit të Renovës këto 14 vitet e kaluara dhe është ndër më meritorit për sukseset gjatë historisë së klubit.

Islami tani është në pritjë të ofertave të klubeve të ndryshme ndërsa disa ekipe nga vendi dhe rajoni tani kanë vënë kontaktet e para me të. I specializuar në futboll, me të gjitha licencat e mundshme për trajner, pjesmarrës mbi dhjetra seminare nëpër botë flet qartë për punën serioze dhe përgaditjen profesionale të tij.

Përndryshe ekipi i Renovës pas largimit të trajnerit Qatip Osmani, tifozët dhe njohësit e futbollit kanë pritur që këtë post të marrë pikërisht Bujar Islami mirëpo kryesia ka preferuar të “huajin”… trajnerin maqedonas Vllatko Kostov.

Komentet
Top