Reuters: Vetvendosja na befasoi

19030535_10158821219475191_8542154215207815413_n.jpg

Pas zgjedhjeve të zhvilluara ditën e djeshme në Kosovë, agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar edhe rezultatin preliminar të këtyre zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në raportin e kësaj agjencie, thuhet se befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje. Koalicioni i kryesuar nga Partia qeverisëse e qendrës së djathtë, ajo Demokratike e Kosovës (PDK) doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, por asaj do t’i duhet të gjejë një partner koalicioni për të formuar një qeveri të qëndrueshme.

Me 70 për qind të votave të numëruara, koalicioni i kryesuar nga PDK kishte 34.3 për qind të votave, Vetëvendosje (VV) 26.3 për qind, dhe koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 25.8 për qind, shkruan Reuters duke cituar rezultatet e DnV-së. Rreth 1.9 milion kosovarë, gati gjysmë milioni i të cilëve jetojnë jashtë vendit, janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e treta që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 41.5 për qind, më e ulëta që nga viti 2008 dhe thuhet gjithashtu se ka më shumë kosovarë të mbyllur në vetvete dhe që janë skeptik për mungesën e përparimit ekonomik dhe një nivel të thellë të korrupsionit.

Komentet
Top