Rikthehet tarifa e lirë e energjisë elektrike

vise-nema-monopola-hep-a-stize-rwe-ali-i-jeftinija-struja-504x335-20120415-20120412171713-6d101c34d8b4edfda757ef143ed89db8.jpg

Shkup – Tarifa e lirë e energjisë elektrike do të rikthehet në të njëjtën mënyrë siç ka funksionuar në të kaluarën. Një ekip qeveritar në Trieste tanimë ka biseduar me drejtorin e Bashkësisë Evropiane të Energjetikës, Janez Kopaç, rreth asaj se si duhet të zhvillohet procesi i rikthimit të energjisë së lirë, pa u shkelur rregullat e Evropës. Tani për tani nuk ka informata prej kur do të fillojë me zbatim tarifa e lirë. Ndërkaq, me rikthimin e kësaj tarife, të gjitha amvisëritë, çdo ditë, nga dy orë do të kenë energji të lirë. Kjo vlen edhe për ditët e fundjavës, përkatësisht të shtunën dhe të dielën.

Komentet
Top