Rikthehet vapa… Moti sot në Maqedoni, Kosovë dhe në bregdetin shqiptar

temp.jpg

Maqedoni

Moti sot pritet të jetë me diell, me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët verilindore. UV-indeksi do të ketë vlerën 8. Temperatura do të lëvizë prej 25 deri 33 gradë. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare lokale si dhe me erë të dobët verilindore. Temperatura do të arrijë deri 32 gradë.

Pason periudhë e motit stabil me rritje të vazhdueshme të temperaturës së ditës e cila gjatë fundjavës në më shumë vende do të tejkalojë 35 gradë Celsius. Indeksi UV ditëve në vijim përsëri do të ketë vlera të larta.


Kosovë

Pas disa ditësh me shi dhe temperatura të ulëta, nga sot rikthehen temperaturat e larta.

Gjatë ditës së nesërme temperaturat më të larta do të jenë 29 gradë celsiusë, kurse të enjten do të 31 gradë.

Ndërsa vikendi do të jetë 34 gradë, me mundësi të reshjeve të shiut.


Bregdeti shqiptar

Gjatë ditës së mërkurë, 19 korrik 2017, moti në Shqipëri parashikohet të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare gjatë orëve të mesditës në zonën e Jugut dhe atë të Qendrës.

Era do te jete me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1-10m/s. Deti i forcës 3 me lartësi vale 1.5 metër.

Temperaturat parashikohen te jene:

Vendet malore 17°/25°C

Vendet e ulta 20°/33°C

Vendet bregdetare 21°/31°C

Komentet
Top