Rinia shqiptare kërkon zhvendosjen e rrugës së ombrellave në Tetovë

11745529_1630550210516348_5893841689838799674_n.jpg

Incidentet e njëpasnjëshme kohëve të fundit nëpër lokalet më të ftekuentuara të qytetit të Tetovës, në të cilat pjesa më e madhe e rasteve kanë përfunduar me të plagosur apo edhe me viktima, kanë bërë që tek të rinjt tetovar të krijohet frikë dhe pasiguri kur shfaqet dëshira për të shijuar jetën e natës. Zënka për arsye banale të cilat në të shumtën e rasteve kanë eskaluar me përdorimin e armëve të ftohta, duke sjellë edhe të plagosur e viktima.

Kështu përmes portalit Shqipmedia disa grupe të rinjsh, shoqata të ndryshme këtë vit kërkojnë zhvendosjen e rrugës së Ombrellave pasi tek lokacioni ku mbahej këto vit nuk ndjehen të sigurt. Ata thonë se anulimi i këtij evinimenti asesi nuk duhet të ndodh pasi me këtë ndalojmë edhe aktivitet rinore urbane.

Për Shqipmedia thonë ata se ka alternative tjera si p.sh lokacioni tek “Shend e verë” dhe “N’qosh” ( aty ku zbavitet rinia urbane e qytetit kohën e fundit ) ose tek e fundit në qendër vetëm e vetëm mos të anulohet.

Komentet
Top