Robert Lewandowski “kriset” me Bayernin

lewa-690x380.jpg

Robert Lewandowski është i zhgënjyer nga Bayerni i Mynihut. Disi e vështirë për ta besuar, por fjalët e menaxherit të sulmuesit polak , nuk lënë vend për dyshim. Maik Barthel ka zbuluar se Leëa nuk ka ndjere mbështetjen e duhur nga shokët e skuadrës dhe trajneri Carlo Ancelotti për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Bundesligës.

Një zhvillim i ri ky që mund të nxisë skenarë të rinj në merkato, ku nuk ekziston e pamundura, spese askush nuk është i pashitshëm. Ajo që po ndodh me Cristiano Ronaldon e ilustron më së miri këtë.

Në ndeshjen e javës së fundit të Bundesligës nga Frieburgut, Lewandowski luajti titullar, por nuk shënoi asnjë nga katër golat e bavarezëve, duke humbur mundësinë për të qenë ai golashënuesi më i mirë i kampionatit, pasi Aubameyang e mbylli me 31 finalizime, një më shumë se polaku.

Ftohja është e qartë, klubet e mëdha janë gati të përfitojnë për të siguruar shërbimet e një sulmuesi që shënon një lumë golash cdo sezon. Nëse Lewandowski do të vendosë të largohet nga Bayerni, Reali i Madridit do të ishte i gatshëm për të bërë cmendurinë e radhës, sigurisht nëse kampionët e Spanjës “divorcohen” nga Ronaldo. Të dhënat e sezonit të fundit flasin në favor të sulmuesit të Bayernit: 43 gola në 47 ndeshje në total, plus 20 asiste. Por nuk është vetëm Reali që nuk do të hezitonte për të shpenzuar shuma të madhë për shërbimet e këtij sulmuesi të jazhtëzakonshëm. Chelsea i Contes, pas thyerjes me Diego Costën është në kërkim të një “bomberi” për të synuar Championsin. Vera e gjatë e futbollistëve të mëdhenj me humor të keq, sapo ka nisur. Si kurrë më parë merkatoja e futbollistëve pritet të ofrojë lëvizje gati të pabesueshme.

Komentet
Top