Ronaldinho: Ja çfarë i thash Neymarit para se të largohej

ronaldinho_antalyaspor_teklifine_ne_dedi_1434613595_6781.jpg

Legjenda e futbollit brazilian ka folur me Neymarin para se ai të merrte vendimin.

Neymar do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pasi për të Paris Saint-Germain i ka paguar Barcelonës 222 milionë euro.

Para se të merrte vendimin për t’u larguar nga Barça, Neymar është konsultuar edhe me Ronaldinhon, pasi që ky i fundit ka luajtur me të dyja këto klube.

“I kam thënë që ai duhet të marrë vendimin e duhur për të ardhmen e tij”, ka shpjeguar Ronaldinho.

“Nuk doja ta këshilloja për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm, vetëm i kam thënë që ta dëgjojë zemrën e tij dhe shpresoj ta ketë bërë një gjë të tillë”, ka theksuar braziliani.

Komentet
Top