Ronaldo lëshon ‘bombën’ e parë kundër Juventusit

auto_NCS_modified20140521091730MaxW960imageVersiondefaultAR-1405298491494569771.jpg

Real Madrid ka mundësinë por tu bërë skuadra e parë që arrin të fitojë Champions Leaguen dy herë rresht që pas formatit të ndryshuar.

Pas kualifikimit për në finale, Cristiano Ronaldo është i bindur që do ta mundë Juventusin duke fituar në këtë mënyrë Champions Leaguen dhe La Ligan.

“Kemi një staf dhe një skuadër të shkëlqyer. Të gjithë po tregohen të dobishëm. Ne duhet ta fitojmë sërish Champions Leaguen. Skuadra meriton të jetë në finale. Ne ishim më të mirë. Ua urojmë tifozëve tanë. E dinim se nëse do të shënonim një gol, do ta vrisnim lojën. Ne kemi më shumë përvojë dhe këtë e dëshmuam. Unë jam në gjendje të mirë, jam mirë i përgatitur që të jem në gjendje të mirë fizike në fazën finale dhe rezultatet janë të dukshme. Është koha ta kërkojmë La Ligan, gjë që e kemi kërkuar qe një kohë të gjatë. Shpresoj që ta ngremë edhe trofeun e Champions Leagues”, u shpreh ai pas ndeshjes.

Kujtojmë që në fund ndeshja mes Atleticos dhe Realit përfundoi 2-1, ku “Los Blancos” u kualifikua në finale pasi fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 3-0.

Komentet
Top