Ronaldo në gjykatë!

Ronaldo1-637x394.jpg

Cristiano Ronaldo ka mbërritur në gjyq të hënën, për të filluar procesin e ngritur ndaj tij nga Prokuroria për evazion fiskal. Ylli i Real Madridit është akuzuar për mashtrimin e autoriteteve tatimore spanjolle në vlerën 14.7 milionë euro (16.4 milionë dollarë) nga të ardhurat e të drejtave të imazhit. Ashtu si Lionel Messi para tij, 32-vjeçari portugez mund të përballet me një dënim me burg dhe gjoba të rënda nëse shpallet fajtor, ndonëse ai i kundërshton me forcë akuzat. Problemet ligjore çuan në pretendimet se Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi këtë verë, por spekulimet kanë rënë poshtë dhe çështja pritet të zgjidhet me fillimin e rastit. Sistemi i ndjekjes penale të Madridit e ka akuzuar yllin portugez për shmangi të pagesave prej 14.7 milionë euro.

Komentet
Top