Ronaldo para se të mbërrijë në Shkup: Unë jam gati

auto_430AD4EF00000578-4767342-Cristiano_Ronaldo_is_pictured_at_Madrid_Airport_ahead_of_his_sid-a-28_15020968654821502099347.jpg

Cristiano Ronaldo mund të ndeshet me ish-skuadrën e tij Manchester United, ditën e martë, teksa portugezi ka udhëtuar me Real Madrid për në Shkup, për të qenë në Superkupën e Europës. Kishte dyshime në lidhje me praninë e 32-vjeçarit, i cili bëri pushime më të gjata se të tjerët për shkak të impenjimit në Kupën e Konfederateve. Vetëm në fundjavën e kaluar, Ronaldo është vënë në dispozicion të trajnerit Zinedine Zidane, por kaq ka mjaftuar për ta përfshirë në ekipin me 24 futbollistë që udhëtoi drejt Maqedonisë. “Jam gati,” – ishin fjalët e vetme të portugezit në aeroport.

Ronaldo ka të ngjarë të jetë pjesë e treshes sulmuese me Gareth Bale dhe Karim Benzema, pavarësisht se për të tre futbollistët ka pasur dyshime për të ardhmen e tyre. “Peshat e rënda” të futbollit europian do të ndeshen në Superkupën e Europës, të martën në mbrëmje, pasi Real Madrid fitoi Champions League, ndërsa Manchester United mori trofeun e Europa League. Futbollistët e Real, të veshur me kostum “Hugo Boss” që zbarkuan në Shkup janë: Navas, Casilla, L.Zidane, Carvajal, Vallejo, Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Theo, Achraf, Kroos, Modriç, Casemiro, Llorente, Asensio, Isco, Kovacic, Ceballos, Ronaldo, Benzema, Bale, Vazquez, Mayoral.

Komentet
Top